Zhbllokohet aksi Librazhd-Qafë Thanë, hapet rruga në të dyja korsitë pas rënies së masivit të dheut! Pas 7 orësh çlirohet trafiku kilometrik, nis qarkullimi i automjeteve

1 Shkurt, 19:34 | Përditesimi: 1 Shkurt, 19:34

Pas 7 orësh, aksi Librazhd-Qafë Thanë është zhbllokuar në njërën korsi dhe ka rinisur qarkullimi i automjeteve. Në korsinë e dytë, hapja e rrugës ka ndodhur pjesërisht, por edhe aty ka nisur lëvizja. Që prej orës 11, lëvizja në të dy krahët e rrugës ishte ndalur për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu e gurësh në Kthesën e Dragostunjës. Rrëshqitja e dheut bllokoi automjetet dhe detyroi kalimin e një pacienteje përmes lumit me barelë.

    E.H/Shqiptarja.com