PD dhe PS gjejnë dakordësinë për zhbllokimin e Reformës Zgjedhore, nesër mblidhet Komisioni!

8 Nëntor, 15:16 | Përditesimi: 8 Nëntor, 16:56

Më në fund komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore do të rinisë punën. Pas muajsh të tërë pezull, komisioni i posaçëm do të mblidhet nesër për të rishikuar formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Por, komisioni duhet të nxitojë pasi në fund të muajit i përfundon mandati.

E.H/Shqiptarja.com