Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, burime: Policia dyshon se janë ekzekutuar! Gjendet 'benzi' me të cilin janë rrëmbyer

22 Prill 2023, 22:50

Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, dy të zhdukurit në Sarandë prej 17 ditësh, mund të jenë ekzekutuar. Burime bëjnë me dije se policia dyshon se trupat e tyre të pajetë gjenden brenda bashkisë së Konispolit. Disa persona me precedentë penalë janë shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje mbi këtë ngjarje.