Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, pistat e hetimit! Familjarët drejt Konispolit, ku dyshohet se janë groposur pas ekzekutimit

23 Prill 2023, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2023-04-23 14:53:16

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej 18 ditësh. Sipas burimeve, policia dyshon se ata janë ekzekutuar dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Konispolit. Rreth 50 familjarë të Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për kërkime. Policia po heton disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre.