Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave! RENEA dhe policia zbulojnë detaje të reja nga mjetet e sekuestruara

26 Prill 2023, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2023-04-26 15:48:13

Një automjet i blinduar tip Jeep Cherokee me targa greke BOO - 9195 është mes automjeteve që policia e Sarandës ka sekuestruar gjatë kontrolleve për mbledhjen e provave lidhur me zhdukjen e mistershme të 46-vjecarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari. Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion mandarinash në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol