Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’! Dje mbledhjen e komisionit e thirrët pa u koordinuar me kreun e grupit të PD

3 Shkurt, 10:27 | Përditesimi: 3 Shkurt, 10:27

Deputetja e PD Ina Zhupa ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës pika për votimin e ndryshimit të formulës së komisioneve të posaçme. Kjo vjen për shkak të mosparaqitjes së deputetëve të PD në komisione në kuadër të një bojkoti.

Sipas diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve, nëse anëtarët e PD nuk do të paraqiteshin në mbledhjen e të hënës në Komisionin për Reformën Territoriale, do të prishej bashkëdrejtimi dhe shumica do t’i kalonte PS-së. Zhupa thotë se kjo pikë e ditës nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve dhe se mbledhja e të hënës është thirrur pa dakordësi mes dy bashkëkryetarëve.

A.A/Shqiptarja.com