Zhurmat 'shurdhojnë' qytetet, ligji për ndotjen akustike mbetet në letër, nuk zbatohet nga ministria e Mjedisit dhe e Shëndetësisë

16 Nëntor 2023, 17:09

Ligji për kufizimin e zhurmave ekziston që prej vitit 2007 në Shqipëri duke përcaktuar institucionet përgjegjëse për kontrollet dhe ndëshkimet e abuzuesve, megjithatë zbatimi i tij ka mbetur ne letër. Institucionet në varësi të ministrive të Mjedisit dhe Shëndetësisë kanë detyrën kryesore për matjen e zhurmave dhe gjobitjen e shkelësve deri në ndalimin e dëmit. Policia e Shtetit, ka vetëm rol ndërhyrje kur nuk zbatohen masat e vëna më herët nga institucionet tjera.