Zhvlerësimi i euros, më pak të ardhura për bizneset! Dhoma e Tregtisë Lezhë: Të ndërhyjë Banka e Shqipërisë

16 Qershor 2023, 17:10 | Përditesimi i fundit: 2023-06-16 20:20:45

Forcimi i monedhës sonë përkundrejt euros po jep ndikim negativ në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe eksportet. Vetëm në bizneset e qarkut të Lezhës humbja nga zhvlerësimi i euros shkon në 30 miliardë lekë. Dhoma e Tregtisë ne Lezhe kërkon ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria përmes një pakete financiare mbështetëse.