Zhvlerësimi i valutave uli të ardhurat doganore! Financat: Në 10 muaj u mblodhën në total mbi 530 mld lekë, ndikim pozitiv rritja e pagave për sektorin publik

17 Nëntor 2023, 17:17

Më shumë se 530 miliardë lekë është vlera e të ardhurave të mbledhura në 10 muaj, nga tatimet e doganat. Sipas Ministrisë së Financave arkëtimet janë rreth 54 miliardë lekë më të larta se vjet, por vihet re efekti negativ nga zhvlerësimi i valutave euro e dollar. Të ardhurat doganore që ndikohen direkt nga kursi i këmbimit janë në rënie.