‘Zhvlerësohen’ edhe produktet “Made in Albania”, biznesi vendas humb me miliona euro në eksport

20 Janar, 16:48

Dobësimi i valutave i ka zhvlerësuar produktet ushqimore shqiptare në tregjet e huaja. Shifrat e INSTAT tregojnë se vjet bizneset kanë shitur sasi më të madhe produktesh ushqimore, por kanë fituar shumë më pak se në 2023-shin. Nga ana tjetër pozitat e importit janë fuqizuar edhe më shumë në tregun shqiptar.