Zi në shkollën 9-vjeçare në Rrubjekë, i jepet lamtumira e fundit drejtoreshës që e zuri korrenti në dush! Buqetë me lule në zyrë, kolegia shpërthen në lot: Ëmbëlsia e saj ishte ende aty

23 Mars 2023, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2023-03-23 15:03:02

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit Ornela Gjeçit, mësueses që humbi jetën tek po lahej në duash pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Për të përcjellë drejtoreshën e shkollës drejt banesës së fundit kishin dalë jo vetëm personeli i mësueseve dhe nxënësit, por edhe banorë të zonës, miq e shokë nga Shijaku dhe Durrësi.