Zikaltërit i ‘vënë flakën’ Tiranës, mbi 1 mijë tifozë të Interit festë te Amfiteatri për titullin kampion

23 Prill, 14:25

Titulli i 20 i Interi, që korespondon me yllin e dytë në fanellë, u festua shumë dhe gjatë edhe në Tiranë. Më shumë se mijë zikaltër ishin të mbledhur në Amfiteatrin e Tiranës ku ndoqën sëbashku derbin e fituar 2-1 kundër Milanit, që solli edhe sigurinë matematikore për titullin kampion.