Zjarr i madh në Kukës/ Përfshihet nga flakët vila trekatëshe

1 Gusht 2023, 13:06

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë paraditen e kësaj të marte një vilë trekatëshe në Lagjen Tre të qytetit të Kukësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në dy katet e pabanueshme të vilës, në të cilën jetojnë dy të moshuar në katin e parë. Fatmirësisht, ky kat nuk është kapur nga flakët.

Ndërkohë, dy mjete zjarrëfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, ku punuan për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve tek banesat afër vilës.