Zjarr i madh në Rrogozhinë, rrezikohen antenat e trasmetimit televiziv, nuk ka forca zjarrfikëse

24 Gusht 2019, 17:07

ELBASAN- Një zjarr me përmasa të mëdha ka perfshirë fshatin Kryevidh në Rrogozhinë dhe i është afruar qindra rrënjëve të mbjella me ullinj. Flakët janë përhapur në zonën që lidh bregdetin e Spillese me autostradën Rrogozhinë-Tiranë.

Zjarri rrezikon të përfshijë edhe antenat e trasmetimit të platformave televizive. Sipas gazetarit të Report Tv, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Terreni është shumë malor dhe nuk ka forca zjarrfikëse dhe policie në vendngjarje.Kujtojmë që vendi ynë është përfshirë shumë nga zjarret ditët e fundit, sic është rasti i Shëngjinit, që rrezikoi banesat, i cili sipas policisë ishte i qëllimshëm dhe përfunduan të plagosur dy persona.