LEZHË- Zjarri në malin e Shëngjinit është vendosur në kontroll, por raportohet se ai ka qenë i qëllimshëm.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohet për "zjarrvënie" të qëllimshme". Në pranga kanë rënë ka rënë M.I. 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe A.U. 24 vjeç, ku siç njoftojnë uniformat blu, i kanë vënë zjarrin mallit për për qëllime përfitimi, hapje kullotash për bagëti, por situata u doli jashtë kontrolli, duke vënë në rrezik edhe banesat aty pranë.
Ndërkohë, një tjetër është proceduar penalisht, për të njëjtën akuzë, sepse pranë shtëpisë së tij, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, pranë shtëpisë së tij, rreth 500 m2 ku nga zjarri është djegur edhe rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale " Shkatërrim prone me zjarr" kryer në bashkëpunim'.
Ndërkohë, mësohet se shirat që ranë në orët e para të mëngjesit, vatrat e zjarit janë vënë në kontroll, ndonëse nuk janë shuar plotësisht. Siç njoftoi, mbrëmjen e djeshme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në terren kanë zbritur 200 efektivë të Forcave të Armatosuri me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku ka deklaruar se situata e zjarreve është vënë në kontroll, teksa ka sqaruar se në asnjë moment nuk është vënë në rrezik jeta e banorëve, as banesat apo hotelet. Ai tha se të vetmit të rrezikuar kanë qenë efektivët e zjarrfikësve dhe të Forcave të Armatosura, por që fatmirësisht ia dolën që kjo situatë të mbyllej pa pasoja të rënda.
"Shiu i rënë mbrëmë rreth orës 23 qe një dhuratë për ne, se terreni na vuri në sporvë të madhe. Situata është e menaxhueshme, nuk kemi vatra zjarri. Kemi prezencë të Ushtrisë. 4 zjarrfikësi në gatishmëri. Në asnjë moment nuk është vënë në rrezik as jeta e banorëve, as banesat, as hotelet. Ka pasur momente të vështira për efektivët zjarrfikëse dhe të ushtrive për shkak të shpërthimeve të zjarrit apo rënia e gurëve, që na vuri në vështirësi për jetën e efektivëve. Situata jo e qetë për shkak të tymi dhe erërave të forta", tha Jaku për Report Tv.
Hidhini mes flakeve plehrat qe i kane vene zjarrin pyllit. Konfiskojani gjithe pasurine qe kane, 10 vjet burg dhe 10 te tjera pune te detyrueshme per mbjelljen e pyllit me peme te reja.
PërgjigjuNqse janë vene qellimisht keta zjarre atehere populli pret me padurim drejtesi sepse kjo eshte prona e perbashket dhe jo ti lirojne diten tjeter.
Përgjigju