Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Dukat i Ri në Vlorë, nuk rrezikohen banesa

18 Gusht, 07:35

Një zjarr i përmasave të mëdha ka marrë në pjesën lindore të fshatit Dukat i Ri ne Vlorë. Zjarri ka nisur qe prej orës 2 të mëngjesit dhe vazhdon ende.

Në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe punonjes te Zonave të Mbrojtura, por e kanë patur të pamundur shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të veshtirë malor.

Deri tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara por vetëm për djegie shkurresh