Zjarr në fshatin Galinë në Berat, digjet kasollja e bagëtisë

10 Shtator 2023, 11:11

Një zjarr ka rënë në një kasolle në fshatin galinë në Berat. Kasollja përdorej për qëndrimin e bagëtive, ndërsa zjarri mendohet se ka nisur pasi fermeri ka djegur mbeturinat dhe flakët kanë dalë jashtë kontrollit.