Zjarr në fshatin Rroshnik në Berat, era favorizon flakët

25 Korrik 2023, 22:24

Një zjarr është shfaqur mbrëmjen e sotme në fshatin Rroshnik. Zjarri ka përparuar drejt ullishteve të kësaj zone, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit janë nisur 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, që janë duke luftuar me flakët për ti shuar ato.