Zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, retë tymi ‘mbulojnë’ qytetin

23 Korrik 2023, 16:38

Në fushën ku grumbullohen mbetjet në Vlorë, zjarri vijon të shkrumbojë mbetjet dhe njëkohësisht të lëshojë tym të zi.

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë retë e mëdha të tymit që kanë mbuluar zonën, ndërsa mbeturinat vazhdojnë të digjen duke përhapur edhe më shumë sipërfaqen e mbuluar nga zjarri.