Zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, tymi ‘pushton’ zonën! Zjarrfikësit në ‘mëshirë të fatit’, 48 orë në 'luftë' me flakët! Asnjë reagim nga Bashkia

23 Korrik 2023, 16:46

Prej 48 orësh, fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë po digjet nga flakët. Zjarrfikësit janë lënë në mëshirë të fatit ndërsa është e pamundur fikja e tij për shkak të intensitetit të lartë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se deri para pak muajsh, kjo zonë i kaloi në menaxhim Bashkisë së qytetit, por edhe pse zjarri në këtë zonë është rast i përsëritur nuk ka asnjë reagim nga bashkia.