Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era, zjarrfikësi në vendin e ngjarjes

28 Qershor, 17:06

- Një zjarr ka rënë në fshatin Lazarat në Gjirokastër. Flakët favorizohen nga era, e cila po i përhap me shpejtësi.

Report Tv sjell edhe pamjet nga zona që është përfshirë nga zjarri, ndërsa arsyet e tij ende nuk dihen. Nga flakët rrezikohen edhe disa banesa në Kordhocë.

Forcat zjarrfikëse ndodhem në vendngjarje për te shuar vatrat e zjarrit që zonën kodrinore fare pranë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë.