Zjarr në Lushnje, digjen katër magazina dhe një makinë, u rrezikuan edhe banesat

14 Shtator 2023, 17:26

Një zjarr i rënë në anë të autostradës Lushnje Rrogozhinë në fshatin Konjat të bashkisë Lushnjë ka djegur plotësisht 4 magazina me materiale të ndryshme kryesisht ndërtimi dhe një automjet të parkuar në garazh.