Zjarr në malin e Gjallicës në Kukës, digjen 5 hektarë pisha

25 Korrik 2023, 22:01

Shfaqet një vatër zjarri në malin e Gjallicës gjatë pasdites së sotme ndërkohë qe vatra është e aktivizuar në këto momente. Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra çka e vështirëson ndërhyrjen. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore.