Zjarr në një fshat të Delvinës, rrezikohen banesat! Banorët përpjekje për të shuar flakët, zjarrfikësja nuk futet dot prej terrenit të vështirë

28 Qershor, 17:12

Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Vllahat në Delvinë. Report Tv sjell pamjet nga zona që është përfshirë nga flakët. Ndërkohë, zjarri rrezikon edhe banesa.

Vetë banorët e zonës janë angazhuar për të fikur zjarrin me mjete rrethanore, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë mjeti i zjarrfikëses është e pamundur që të futet.