Zjarr në një zonë pyjore në Memaliaj, era favorizon përhapjen e flakëve

10 Shkurt, 20:36

Një tjetër zjarr mbrëmjen e sotme është raportuar pranë fshatit Gllavë të Memaliajt. Flakët kanë përfshirë një zonë pyjore dhe vijojnë prej më shumë se një ore. Ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve.