Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

31 Maj 2021, 18:20 | Përditesimi: 31 Maj 2021, 18:20

Parkingu i një pallati në lagjen “Dritan Hoxha” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është bërë i mundur evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

b.ha./Shqiptarja.com