Zjarr në Qeparo/ Përfshihet një sipërfaqe pyjore, ndërhyn nga ajri helikopteri 'Black Hawk' për shuarjen e flakëve

12 Qershor, 19:10 | Përditesimi: 12 Qershor, 19:10

Një zjarr në një sipërfaqe pyjore në Qeparo u shua falë ndërhyrjes së shpejtë nga toka dhe ajri, ku roli kyç i luajti helikopteri Black Hawk. Falë koordinimit të strukturave të Mbrojtjes Civile u shmangën dëmet për banesat, fabrikën e vajit dhe mjedisin, ndërsa apelohet për kujdes të shtuar nga qytetarët.

I.M/Shqiptarja.com