Zjarr pranë varrezave të dëshmorëve në Fier, u rrezikua edhe një banesë

23 Shtator 2023, 15:39

Një zjarr ka rënë mesditen e sotme në një sipërfaqe me shkurre ne lagjen “ 1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmoreve. Nuk dihet ende cilat ishin shkaqet e zjarrit i cili u përhap me shpejtesi i favorizuar edhe nga era.