Zjarret, Balla shkon në Peshtan të Fierit: Situatë e vështirë edhe në Vlorë, ndëshkim ekzemplar zjarrvënësve

23 Korrik 2023, 20:00 | Përditesimi i fundit: 2023-07-23 20:00:37

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar vetë në Peshtan të Fierit për të parë nga afër siuatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë kodrat me Pisha të Peshtanit.

Prej dy ditësh forcat zjarrëfikëse kanë vijuar punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa sot i erdhi në ndihmë edhe një helikopter nga ajri.