Tre vatra të reja zjarri në Fier, njëra i afrohet një stalle

23 Shtator 2023, 18:54 | Përditesimi: 23 Shtator 2023, 19:54

Krahas asaj të Darzezës, tre vatra të tjera zjarri janë aktive në Fier. Momentalisht janë aktive vatra në Ndërnenas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe pranë zonave naftëmbajtëse në Patos dhe në Drenovë- Fushë në Mallakastër.

E.H/Shqiptarja.com