Zjarrfikësit shpëtojnë kotelen që ra në pus

27 Tetor, 14:02

Zjarrfikësit u është dashur të përballen me një rast të pazakontë. Një familje pranë “Shkollës së Kuqe” në Tiranë ka kërkuar ndihmë për ti shpëtuar macen që kishte rënë në pus 20 metra të thellë.

Video ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë për të shpëtuar macen që kishte rënë në një pus është pasqyruar në facebook e kryebashkiakut Veliaj.

Në video dëgjohet zëri i të zonjës së maces e cila e thërret kotelen në emër. E kur zjarrfikësit e shpëtojnë ajo i falenderoi me lot në sy.