57-vjeçari Besnik Bojaku, i mbetur i plagosur në zjarrin që ra dje në një fabrikë në Maminas ka humbur jetën në spital. Ndërkohë që policia ka njoftuar se ka arrestuar Bexhet Ziaj, 67 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik.
"Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.
















