Zjarri në ishullin Rodos në Greqi del jashtë kontrollit! Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët që mos të përhapen drejt pyllit të dendur! Evakuohen 19 mijë turistë

23 Korrik 2023, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2023-07-23 14:25:21

Zjarri në ishullin Rodos në Greqi mbetet i pakontrolluar për të gjashtë ditë! Zjarrfikësit po luftojnë në tre fronte aktive. Problemi më i madh gjendet në Kiotari dhe në jugperëndim drejt Gennadit. Ndërkohë 19 mijë turistë janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit dhe zjarrëfikëset, ndërsa qindra të tjerë kanë braktisur shtëpitë pranë vatrave të zjarrit.