Zjarri në Krpas të Fierit, kreu i Emergjencave Civile: Situata nën kontroll, dëm masiv në pyje

25 Korrik 2023, 20:33

Pas zjarrit të madh që përfshiu zonën e Krapsit ne Fier mesditën e sotme, në terren zbriti edhe drejtori i emergjencave civile Haki Çako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lafter Shehaj. Në një prononcim për mediat Çako pohoi se situata e zjarreve është një emergjence kombëtare ndërkohë që të gjitha strukturat janë në gatishmëri te plote teksa ka theksuar se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Ai theksoi se e kanë situatën në kontroll.