Zjarri në Kurorën e Gjelbër në Sarandë, flakët pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve

26 Gusht, 16:41 | Përditesimi: 26 Gusht, 16:41

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Kurorën e Gjelbër në Sarandë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në zonën e mbjellë me pisha, pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Ndërkohë drejt vendngjarjes kanë shkuar disa forca dhe mjete zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

E.H/Shqiptarja.com