Zjarri në malin e Shëngjinit i qëllimshëm, arrestohen 2 persona! Flakët nën kontroll

24 Gusht 2019, 17:09 | Përditesimi i fundit: 2019-08-24 17:10:30

LEZHË- Zjarri në malin e Shëngjinit është vendosur në kontroll, por raportohet se ai ka qenë i qëllimshëm.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohet për "zjarrvënie" të qëllimshme". Në pranga kanë rënë ka rënë M.I. 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe A.U. 24 vjeç, ku siç njoftojnë uniformat blu, i kanë vënë zjarrin mallit për për qëllime përfitimi, hapje kullotash për bagëti, por situata u doli jashtë kontrolli, duke vënë në rrezik edhe banesat aty pranë.

Ndërkohë, një tjetër është proceduar penalisht, për të njëjtën akuzë, sepse pranë shtëpisë së tij, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, pranë shtëpisë së tij, rreth 500 m2 ku nga zjarri është djegur edhe rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale " Shkatërrim prone me zjarr" kryer në bashkëpunim'. 

Ndërkohë, mësohet se shirat që ranë në orët e para të mëngjesit, vatrat e zjarit janë vënë në kontroll, ndonëse nuk janë shuar plotësisht. Siç njoftoi, mbrëmjen e djeshme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në terren kanë zbritur 200 efektivë të Forcave të Armatosuri me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë.