Zjarrfikëset prej orësh 'luftë' me flakët në Shëngjin, 200 efektivë vënë në kontroll zjarrin (VIDEO)
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë në aty deri në shuarjen e flakëve. Aktualisht janë 200 efektivëve të nga strukturat e mësipërme të angazhuar për situatën në Shëngjin.
Zjarri në Shëngjin është vënë në kontroll! Që nga mbrëmja e djeshme në këtë mal zjarri nuk ka pushuar duke djegur një masiv drurësh dhe shkurresh, por fatmirësisht pas disa orësh "luftë" flakët janë vënë në kontroll, duke mos rrezikuar asnjë asnjë banesë. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë në aty deri në shuarjen e flakëve. Aktualisht janë 200 efektivëve të nga strukturat e mësipërme të angazhuar për situatën në Shëngjin.
Zjarri ka vijuar edhe ditën e sotme dhe ka mbërritur deri në afërsi të portit. Banorët e Shëngjinit thonë se ndihen të rrezikuar nga zjarri, teksa thonë kjo situatë po ndikon edhe në largimin e pushuesve nga kjo zonë turistike
Ndërkohë, edhe në Cërrin është lokalizuar një vatër e zjarrit është lokalizuar shumë pranë varrezave të fshatit Banjë, ku pas dy orës, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Terreni ka qenë i vështirë dhe pa rrugë kalimi, çka ka bërë që 10 efektiv të Misionit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH) me pompa krahu. Në ndihmë ka shkuar edhe zjarrfikësja e Gramshit. Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar rreth 6 ha pyll dhe 100 rrënjë ulliri.
Duke qene se terreni eshte i veshtire per makinat zjarrfikse ,po MMbrijtjes pse nuk ve ne duspozicion helikopteret me kovat per shuarjen e zjarreve ?
Përgjigju