Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, policia e referon si aksidental në prokurori! Ende s’ka ekspertizën e materialit të përdorur për fasadën

19 Shtator 2023, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2023-09-19 16:39:03

Policia e Tiranës e ka referuar si aksidental në prokurori zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Nesharakut megjithatë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen vijojnë. Burime nga blutë bëjnë me dije se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu ndërtuesin e pallatit Tanush Mëhillaj