Zjarri në QSUT, Fico: Asnjë i lënduar, rastet e urgjencave do devijohen te ‘Trauma’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’

11 Shkurt, 10:26

Drejtoresha e QSUNT Albana Fico ka dhënë një deklaratë për mediat pas zjarrit që ra në katin -1. Fico tha në një deklaratë për mediat se nuk ka asnjë të lënduar dhe se të gjithë pacientët janë zhvendosur në ambiente të tjera të QSUT dhe po vazhdohet normalisht me trajtimin e tyre.