Zjarri shkrumboi tregun në Shkodër, tregtarët takojnë Becin: Do Zoti e mban premtimin! Ne presim të bëhet tregu i ri se kemi bukën e gojës aty!

18 Qershor, 16:52

80 tregtarë në Shkodër kanë mbetur pa punë, pasi tregu u dogj nga një zjarr aksidental. Gjatë takimit me kryebashkiakun Benet Beci ata morën premtimin se tregu mund të rindërtohet pasi të gjendet dakordësia me pronarin e tokës.