Zjarri te Arlis, Xhaferri: Rimbursim për banorët e prekur, komision hetimor për të verifikuar ngjarjen

16 Prill, 11:59 | Përditesimi: 16 Prill, 11:59

Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka ngritur në Kuvend rastin e zjarrit që shkrumboi pallatin te Arlis. Ai bëri thirrje që çdo banor të rimbursohet nga dëmet dhe kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar ngjarjen. Sipas tij, në Kuvend do duhej të ishte futur në rend dite me urgjencë diskutimi për sigurinë e termoizolimit.

 

A.M/Shqiptarja.com