Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarrfikësi: Vatra është aktive pothuajse përditë, sot hasëm vështirësi të jashtëzakonshme

23 Korrik 2023, 18:06

Për Report Tv është prononcuar shefi i ndërhyrjeve të zjarrfikësve në Vlorë.

“Ka qenë një zjarr tepër i vështirë për ta vënë në kontroll. U bë rrezik për të gjitha banesat. Kjo vatër zjarri është pothuajse ditë për ditë aktive, po sot ka qenë shumë i vështirë. Për momentin nuk është djegur asnjë banesë dhe nuk rrezikohet asnjë.”- thotë shefi i ndërhyrjes së zjarrfikëses në Vlorë, Luan Kapaj.