Zjarri tek fusha e mbetjeve në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes çon 8 mjete të emergjencave civile për të shuar flakët

24 Korrik 2023, 00:14

Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë, informoi pak minuta pas mesnatës ministria e Mbrojtes.