Zjarrin në Peshtan të Fierit, nënkryetari për Report Tv: Situata po vihet nën kontroll, janë vatra të vogla! Nuk rrezikohen banesat

22 Korrik 2023, 21:01

Në Peshtan në Fierit është riaktivizuar sërish zjarri në pyllin me pisha e dushqe, e cila ishte aktive një ditë më parë.

Ylli Skënderaj, nënkryetar i bashkisë së Fierit, i kontaktuar nga Report Tv në lidhje më situatën me zjarrin në Peshtan u shpreh se situata është vënë nën kontroll. Sipas tij janë 2 vatra zjarri, ndërsa u shpreh se shpresojnë që t’i shuajnë në mëngjes. Skënderaj tha se nuk rrezikohen banesa e shtoi se janë djegur 10-15 hektar.