Zonat e mbrojtura, deputetët e PS kërkojnë ndryshime në ligj: T’i hapet rrugë investimeve! Agalliu: Ky pr.ligj do t’i shkatërrojë ato

24 Nëntor 2023, 21:17

Një grup prej 12 deputetësh të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit “për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen e rrugës në to për investime. Drafti sipas propozuesve rregullon kompetencat mes administratës së zonave të mbrojtura dhe bashkive si dhe shmang mbivendosjet. Deputeti i opozitës Arbi Agalliu tha se ndryshimet do të ndikojnë negativisht në ekosistemin e zonave të mbrojtura.