Zonja ka dy fjalë për ambasadoren Kim: Doshi nuk ka vrarë njeri, është “Nëna Tereza” e Shkodrës

25 Mars 2021, 10:11

Një pjesë e madhe e telefonuesve mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kanë kritikuar ambasadoren amerikane Kim për sulmet e saj ndaj Tom Doshit. Një zonjë që tha se është votuese e Doshit deklaroi: Tom Doshi nuk ka vrarë njeri, i than lotët çdo të varfri, të hap telefonin dhe është “Nënë Tereza” e zonës së Shkodrës.