Zotëria i përvishet Rakacollit për urbanët: Policia i është sulur maskave më keq se kriminelëve

27 Shkurt 2021, 10:43

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për transportin publik dhe problematikat e tij në situatë pandemie. Një zotëri që telefonoi nga Kamza iu kthye keq Zv ministres Mira Rakacolli pas deklaratës së saj për urbanët duke thënë se në autobus ka edhe 200 persona. Ai e mbylli komunikimin duke thënë : Policia u është sulur maskave më keq se kriminelëve.