Zv. ministri i Infrastrukturës 'përballet' me përfaqësuesin e grevistëve të Ballshit: Po ushtrojmë presion ndaj kompanisë për të likuiduar pagat

22 Shkurt 2020, 19:49 | Përditesimi i fundit: 2020-02-22 22:05:34

TIRANE- Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës është përballur ditën e sotme në studion e Report Tv me Sokol Dautajn përfaqësuesin e  naftëtarëve të Ballshit  që vazhdojnë protestën në ditën e gjashtë të saj pasi pretendojnë se nuk kanë marrë 5 paga. Gjatë fjalës së tij përballë gazetarit Besard Jacaj Bejtja tha se shteti ka ushtruar presion ndaj kompanive private që të ulen në tryezë për të arritur një dakordësi për shpërndarjen e pagave të punonjësve. Ai deklaroi se deri më tani kompania private ka likuiduar sigurimet shoqërore ndërsa shtoi se po negociohet për likuidimin e pagave.

Në një lidhje telefonike nga Fieri, përfaqësuesi i grevistëve Sokol Dautaj përsëriti dy kushtet e panegociueshme të tyre duke përmendur likuidimin e tre pagave, si dhe qartësimin e kompanisë private në raport me rafinerinë e naftës në Ballsh.