‘Zvërneci’/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës: Bllokimin e autostradës e organizoi gjenerata Z, jo ne! Degjeneron gjuha, flitet për gjakderdhje

16 Qershor, 09:20 | Përditesimi: 16 Qershor, 09:20

Ndezja e konfliktit mes organizatorëve, se kush luajti me protestuesit duke i çuar të bllokojnë rrugën e Rinasit të dielën, i shërbeu disa të tjerëve, të vetëshpallen nismëtarë e të drejtojnë marshimin brenda Tiranës. Përçarja që krijoi bllokimi i Rinasit u reflektua në ditën e 16 të protestës, edhe në frymën që përcollën mesazhet e qytetarëve. Para kryeministrisë fjalimet degjeneruan deri në kërcënime për gjakderdhje e gjuhë urrejtjeje.

    E.H/Shqiptarja.com