‘Zvërneci’, Rama: Projekti nuk është anuluar! Kompania ende s’ka leje ndërtimi! Protestat? Ndikime të jashtme, shumë shpejt faktet

9 Qershor, 18:35 | Përditesimi: 9 Qershor, 18:35

Në kulmin e protestave që vijojnë prej nëntë ditësh dhe debatit ndërkombëtar për investimin e planifikuar në Zvërnec, kryeministri Edi Rama mohon se ekziston një projekt i miratuar apo një leje ndërtimi. Në një konferencë të gjatë e disa herë të tensionuar me gazetarë europianë, ai foli për ndikime të jashtme në protesta dhe u bëri thirrje atyre që kundërshtojnë projektin për dialog.

    E.H/Shqiptarja.com